Aplikacion
“Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.
Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…
Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, shkruante Matoshi në postimin e saj.
Gjithashtu aktorja e njohur zbuloi se ditën e mërkure do të kryente edhe operacionin për sëmundjen e rëndë që po përballet për herë të dytë.
“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…”, tregonte ajo.
E ajo ditë është sot. Miqtë, kolegët, fansat, familjarët i kanë ardhur në mbështetje aktores, duke i dhënë kurajo që ta përballojë dhe të fitojë kundër kësaj sëmundje. Madje edhe partneri i saj, Keith Groeneveld, ka shprehur publikisht mbështetjen për të dashurën e zemrës.
Ditën e sotme ai ka postuar në Insta Story një foto të Adrianës dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“Zoti është me ty loqka jem. Shihemi së shpejti”.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat