Aplikacion
Ai ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi. Konflikti mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva e sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga dhe kur e dashura e tij nga dalë prej aty, ai e ka shtyrë duke e hedhur nga shkëmbi.
Gazetat greke shkruajnë ditën e sotme se shtetasi shqiptar Dashamir P. , një banor i Folegandros, i cili nxitoi të ndihmonte për të marrë trupin e Garyfallia.
Sipas tij, ai ishte duke shkuar për të punuar në zonën e Lygaria kur pa njerëz të mbledhur në rrugë.
“Pyeta se çfarë ndodhi dhe ata më thanë se një makinë kishte rënë nga mali dhe se ishte një kufomë në det. Nga lart dukej sikur ishte gjallë, mbase nga dallgët. Ne menjëherë zbritëm për të ndihmuar. Unë u hodha në det me dy persona të tjerë sepse nuk mund ta tërhiqja vetëm. Të dy po e mbanin për kokë dhe unë po e shtyja të dilte në breg. Sapo e nxorëm, erdhi mjeku dhe u përpoq ta kthente në jetë por pa sukses. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë “.