zoom

Aktualitet

I çoi 5 muaj me vonesë, Gjykata regjistron ndryshimet e Bashës të bëra në Kuvendin e 17 korrikut

Gjykata ka regjistruar ndryshimet në statut të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës që janë bërë në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Ndryshimet për regjistrim në Gjykatën e Tiranës u dërguan më 13 dhjetor, me 5 muaj vonë dhe kjo vetëm se Basha u gjet përballë “kërcënimit” të Sali Berishës.

Në Kuvendin i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës dhe solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene./Zoom.al