Aplikacion
“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill dhe pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që ky nuk është imazhi që duhet të ndërtojmë dhe do përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit. Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë”, shkruan ajo.
Kokalari dhe Qerreti, të dyja janë mbështetëse të Donald Trump, por ai që i ndan duket se është Sali Berisha. Kokalari është mbështetëse e flaktë e tij, teksa këngëtarja Qerreti refuzoi ftesën për të qenë në Kuvendin Kombëtar të Berishës, ndonëse ky i fundit e futi në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike me argumentin se është ‘besnike ndaj SHBA’./Zoom.al