zoom

Aktualitet

I arrestuari nga SPAK me Ilir Beqajn s’është ish-zv/ministri Nikolla

SPAK u dha fund informacioneve të pasakta që qarkulluan sot, se një nga të arrestuarit sot për dosjen e Agjencisë SASPAC, bashkë me ish-ministrin Ilir Beqaj, nuk është ish-zv/ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla.

Disa media raportuan paraprakisht se bëhej fjalë për zyrtarin, por më pas Prokuroria edhe në njoftimin e saj zyrtar, sqaroi dhe bëri me dije se i ndaluari ishte biznesmeni Alfred Nikollaj.

Hetimet zbuluan se nëpërmjet faturave fiktive, ish-ministri kishte ngritur një skemë të zhvatjes së fondeve të BE-së, duke i devijuar te restoranti “Gzona” ku ka aksione edhe bashkëshortja e tij.

Një tjetër i arrestuar në këtë dosje është edhe Ermal Kurtulaj, po njeri i afërt i Beqajt, sikurse biznesmeni Alfred Nikolla, teksa me masë janë në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë.

Operacioni u krye sot, ku Policia ekzekutoi tre fletë-arrestet e SPAK-ut dhe dha një njoftim zyrtar të gjatë mbi skemën abuzive të 5 të dyshuarve. Ish-ministri Beqaj ndodhet në proces gjyqësor edhe për koncesionet 100 mln euro në Shëndetësi. SPAK po bën gati edhe dosjen e konfirmimit të masave për operacionin e sotëm. /ZOOM.AL/