zoom

Aktualitet

I arrestuar për abuzim me tenderë, ish-kryebashkiaku Lefter Alla kërkon lirinë

Teksa ndodhet i paraburgosur prej gati një viti, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”, në lidhje me prokurimin 2,8 mln euro të ujësjellës-kanalizimeve, ai i ka bërë rekurs vendimi të Apeli, që nuk zëvendësoi masën “arrest në burg” ndaj tij, në një masë më të butë.

Alla dhe 11 zyrtarë e ish-zyrtarë akuzohen për shpërdorim detyre, teksa pjesa më e madhe e të dyshuarve hetohen në gjendje të lirë. /ZOOM.AL/