Aplikacion
Lajmin e dha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll “TV Espanyol”.
“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.
“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Kurti dhe Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, shtoi presidenti serb.
Radoiçiç është në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar.