Aplikacion
Njëri prej tyre falenderoi qytetarët për solidaritetin e treguar në lidhje për vrasjen e vajzës së tyre të vogël 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.
Ai tha se tashmë Jonada është amaneti i gjithë shqiptarëve.
“Unë jam i afërm i vajzës, kushëri i dytë i Jonadës dhe kushëri i parë i nënës së Jonadës. Pas kamerave keni dhe dajën e Jonadës, nuk vjen të flasë se atë që mban shpirti i atij është vështirë ta mbani ju. Asnjë këtu nuk ka asgjë as me policinë dhe as gazetarët. Ju falenderojmë të gjithë familjarët. Tani Jonada i ka të gjithë shqiptarët prindërit, është amaneti juaj në daç mbajeni në daç jo. Kjo protestë duhet të rritet për Jonadën dhe për të gjithë fëmijët dhe të rintë që rriten të pasigurt, të vjedhur dhe të kërcënuar që presin ti hipin gomones për të vrarë veten deteve dhe oqeaneve të botës. Kush të dojë të marshojë para Kryeministrisë, do të vijmë prapë” tha ai.
Më pas qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë me thirrjet:
“Rama ik! Drejtësi për Jonadën! Rama në burg!”