zoom

Bota

Hungaria do të përdorë veton për sanksionet ndaj naftës ruse nga BE

Hungaria mund të përdorë veton në Bashkimin Europian mbi sanksionet e naftës ruse, nëse masat do të pengojnë importet nga Budapesti.

Komisioni Europian po përgatit një propozim që të ndalojë naftën ruse deri në fund të vitit.

Hungaria, ndër vendet që varet nga burimet energjitike të Rusisë, ka qenë një nga kundërshtuesit më të mëdhenj të sanksioneve mbi agresionin rus.

Qeveria e Orbanit ka paralajmëruar se Hungaria do të dëmtohet rëndë ekonomikisht nëse i bllokohet aksesi në naftën dhe gazin rus.

“Nëse një vendim i tillë kërkon unanimitet, nuk ka kuptim të na penalizojë ne”,-tha Ministri Gergely Gulyas, në Hungari./Bloomberg