zoom

Lajme

Humbjet e Italisë në Ligën e Kampionëve, dëm miliona euro

Liga e re e Kampionëve u garanton klubeve pjesëmarrëse fitime të larta! Kjo është një nga arsyet se përse formati i ri është pranuar nga klubet me shumë kënaqësi, edhe pse i sforcon jo pak futbollistët.

Por në Itali, rezultatet e fundit në kompeticion u kanë sjellë dëme ekonomike klubeve të mëdha.

Tri skuadra italiane u eliminuan në fazën Play-Off, me Spanjën që e ka kaluar Italinë në renditjen e UEFA-s dhe ka tri ekipe që garojnë në të 16-at.

Championsi i më i pasur ndonjëherë garanton 2.5 miliardë, me fituesin që merr rreth 150 milionë Euro.

Nga italianët, vetëm Interi ka shpresë për të ecur përpara. Zikaltrit tashmë në të 16-at, janë klubi i dytë me fitimet më të mëdha, 90 milionë Euro, duke u kaluar vetëm nga Liverpool 99 milionë Euro, raporton SportMediaset.

Juve dhe Atalanta arkëtuan nga 65 milionë, Milani 60 vetëm me shkuarjen në fazën Play-Off.

Me ekipin e pestë në kompeticion që tani është vetëm një kujtim, për klubet italiane ikin edhe 35 milionë Euro të tjera, të cilat u morën nga Bolonja në këtë sezon.