Aplikacion
Gjatë një analize pas sfidës, Sylvinho tha për “Digitalb” se skuadrat meritonin barazim për lojën që bënë.
Kjo humbje për trajnerin është nxitje për Kombëtaren për të bërë më shumë në dy sfidat e tjera, për të dalë e para e grupit.
Pjesë nga intervista e Sylvinhos:
Është ndeshje tjetër me Ukrainën e shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne, po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbrapa, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën.
Unë nuk mund të ankohem për mungesat, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vështirë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol.
Zero gjuajtje në portë? Nuk ja i shqetësuar, futbolli është kështu. Kemi pritur një ndeshje të vështirë, Gjeorgjia është një ekip që ka mundur 4-1 Çekinë, e njohim. Kjo skuadër doli me Spanjën, mundi Portugalinë, është ekip i fortë. Ka lojtarë shumë të fortë në mesfushë. Një prej tyre është një lojtar mes 20 më të mirëve në botë, ka fituar titullin me Napolin.
Objektivi është të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat të keq jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh. Ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh. Objektivi është të mbetemi në garë në tetor dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi, të mundohemi të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, të provojmë situata, lojtarë, taktika, por sidomos lojtarë. Kur mundemi, po.