zoom

Politikë

Humbi Shkodrën/ Bardh Spahia: Ishte e pamundur të fitoje, ndërhyri krimi

Demokrati Bardh Spahia akuzon mazhorancën se ka ndërhyrë në bashkëpunim me krimin në zgjedhjet lokale dhe për këtë arsye, sipas tij, opozita e kishte të pamundur të fitonte.

Duke bërë një analizë për rezultatin humbës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Shkodrës, ku edhe garonte vetë, Spahia tha në një intetvistë televizive se si më 14 maj, në asnjë proces tjetër zgjedhor nuk është manipuluar vota.

“Ne po bëjmë analizën tonë. Se çfarë mund të kishim bërë ne më mirë edhe si kandidat, edhe si koalicion, edhe si struktura. Por ajo që mendoj është e qartë tashmë për këdo tashmë, jo vetëm për shkodranët, se ky ka qenë një proces zgjedhor praktikisht i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale në territorin e bashkisë së Shkodrës, që e bëri një operacion krehtësisht të pamundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje.

Pra ka qenë një katastrofë, një shkatërrim i plotë i procesit zgjedhor. Unë kam marrë pjesë në disa zgjedhje si lokale ashtu edhe parlamentare, por asnjëherë si këtë herë nuk kam parë të përfshirë shtetin si koordinator mes institucioneve të veta dhe krimit të organizuar”, tha Bardh Spahia.