zoom

Të gjitha

Humbi në 6 bashkitë, Basha mbledh krerët e degëve të PD

Pas disfatës së thellë që pësoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë në orën 17:00 Kolegjin e Kryetarëve. Mbledhja e cila do të zhvillohet në selinë blu, është thirrur nga kreu i demokratëve dhe vjen pas mbledhjes me tone të ashpra që pati mbrëmjen e djeshme në grupin parlamentar. Ai është parë të futet në ambientet e selisë së partisë, ku ka zgjedhur që të mos i përgjigjet interesimit të gazetarëve.

Në mbledhjen e djeshme, një pjesë e deputetëve i kërkuan largimin nga drejtimi i demokratëve, si forma e vetme për të shpëtuar partinë. Ky zemërim në radhët e demokratëve erdhi pasi Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje.

PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki (përveç Rrogozhinës), duke u mundur jo vetëm nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, por edhe nga ish-aleati i tij, Sali Berisha që i mori Bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Basha refuzoi që këtë ta quante humbjen e radhës, duke thënë se ai “nuk kishte humbur ne jetën e tij asnjë garë, por thjesht ishte përballur me masakra e ku 6 marsin e quajti kurth./Zoom.al