zoom

Sport

Humbi me Man City, Neymar: E humbëm betejën, por lufta vazhdon

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas humbjes nga Manchester City në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

PSG u mposht 2-1 në shtëpi nga City në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke bërë një hap fals drejt kualifikimit në finalen e madhe.

Megjithatë, Neymar, i cili synon ta udhëheq PSG-në drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, nuk është dorëzuar ende.

Ylli brazilian ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas humbjes, ndërsa synon t’i jap besim ekipit të tij.

Ai është i bindur që skuadra e tij mund të kthehet në Etihad javën e ardhshme, pasi sipas tij “beteja është humbur dhe jo lufta”.

“Ne e humbëm betejën, por lufta vazhdon. Unë besoj në ekipin tim, besoj se mund të jemi më të mirë se sa ishim. Forca Paris. 1% mundësi, 99% besim”, ka shkruar Neymar në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, ndeshja kthyese në Etihad zhvillohet pas një jave apo më saktë me 4 maj.