zoom

Aktualitet

Humbi jetën në një aksident në Maqedoninë e Veriut, kjo është Evanthia, vajza e ish-deputetit Tavo

Fatkeqësia goditi familjen e ish-deputetit Vangjel tavo. Mësohet se Evanthia Tavo, 24 vjeçe, ka humbur jetën, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi tragjik është bërë i ditur nga vetë ish-deputeti, teksa në rrjete është publikuar edhe fotografia e të resë.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo”, shkruante ish-deputeti. teksa në vendin fqinj hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes po vijojnë dhe janë ende aktive. /ZOOM.AL/