Aplikacion
Dragi Stojanov, një burrë rreth të 50-tave ka shpërthyer në lot ndërsa ka treguar për mediat se ka humbur djalin e tij të vetëm, Tomç Stojanov 21 vjeç.
“Ishte fëmija im i vetëm dhe më vdiq. Çfarë më ka mbetur më mua në këtë jëtë. Nuk e dua më jetën.”– thënë burri.
Stojanov tha se kishte qëndruar jashtë ambjenteve të lokalit gjatë gjithë natës duke pritur lajmin ndërsa fajësoi autoritetet se nuk mundën t’i nxirnin trupat në kohë.
Bilanci i tragjedisë në Koçan është rënduar me 59 viktima dhe më shumë se 155 të tjerë të plagosur.
Pjesa dërrmuese e personave që humbën jetën ishin në moshë të re ndërsa mediat raportojnë se kishte edhe të mitur.