zoom

Aktualitet

Humbi bashkëshorten nga kanceri/ Mesazhi prekës i Agron Llakajt për gratë

Aktori i humorit Agron Llakaj drejtoi një thirrje të ndjerë për vajzat dhe gratë, pasi humbi bashkëshorten e tij nga kanceri.

Agron Llakaj kërkoi prej tyre të ndërgjegjësohen veçanërisht gjatë këtij muaji, që njihet ndryshe si tetori rozë, që të kryejnë mamografi dhe kontrolle të tjera të nevojshme për të kapur në kohë sëmundjen e rëndë.

“Zonja dhe zonjusha. Gra, nëna, motra dhe vajza shqiptare kudo që ndodheni, punoni dhe jetoni. Jam përpara jush sot si një vëlla i juaji, t’ju bëjë thirrje me forcën e shpirtit të gjeni një moment dhe mos hezitoni të bëni një kontroll, mamografi. Kot nuk quhet tetori rozë. Është muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit. E shikoni dhe vetë se sa shumë është përhapur. Duhet kuptuar mirë pesha dhe rëndësia e jetës suaj në jetët tona. Ku ka familje patjetër është nëna, ku ka fëmijë, nipër mbesa, është nëna gruaja. E kuptoni se sa të rëndësishme jeni në jetën tonë. Në fund të fundit jeta nuk ka kuptim pa emrin e bukur, nënë. Çfarë do lloj burri, kush do qoftë ai, është i pabukur pa gruan në krahë. Ju bëj thirrje me gjithë forcën e shpirtit. Bëni një kontroll mamografik. Jetoni për vete, jetoni për ne! Ju dua shumë“, bëri thirrje Agron Llakaj.

Bashkëshortja e Agron Llakajt, Konstandina, humbi jetën më 25 maj pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.

Postime të lidhura