zoom

Aktualitet

Humbet fëmija 5-vjeçar në Tiranë. Policia, thirrje qytetarëve: Kush e ka …

Një fëmijë 5-vjeçar është larguar pasditen e sotme nga shtëpia në kryeqytet.

Ai ka qenë në shoqërinë e gjyses së tij kur është larguar nga shtëpia, ndërsa familjarët e tij bëjnë të ditur se mund të ketë shkuar në drejtim të Brrylit.

Policia ka dalë me një njoftim për këtë ngjarje, ndërsa u kërkon ndihmë qytetarëve që mund ta kenë parë të njoftojnë menjëherë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.

Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.