zoom

Aktualitet

Humb jetën roja e gurores në Tiranë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gurore në fshatin Pashkashesh në Tiranë. Mësohet se roja private e kësaj gurore është gjetur pa shenja jete.

Sakaq, dyshimet e para janë se 60-vjeçari mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale.

“Më datë 27.01.2025, rreth orës 08:25, në fshatin Pashkashesh, Ibë, në guroren e shtetasit B. A, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. L, rreth 60 vjeç, i punësuar si roje private në këtë gurore. Paraprakisht, dyshohet se 60 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./