Aplikacion
Ajo ishte paraqitur në orët e para të mëngjesit në spital e pasi bluzat e bardha i kanë bërë një gjilpërë, i kanë kërkuar që të largohet për në banesë. Pikërisht vetëm pas pak orësh, ajo gjendet e pajetë nga familjarët.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Edison Salice. Ai kërkon që të zbardhet e vërteta.
“Nuk po më kthente përgjigje, trokita te fqinja dhe lajmëruam ambulancën. Erdhi ambulanca, e gjetëm me puls të dobët. E morën e sollën këtu, asnjëlloj gjëje. Këta thanë në momentin që mbërriti në spital që ishte me puls të dobët. Nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Pse e dërguan mjekët në shtëpi?! Përse nuk e mbajtën në spital. Të gjendet dhe të zbardhet e vërteta me doktorët. Të vijë mjeku ligjor nga Tirana. Policia po merret me çështjen”, tha