zoom

Aktualitet

Humb jetën 22-vjeçarja nga Kenia! E dhunuan dhe e hodhën nga kati i dytë në Tiranë

Joy Ayoko, 22-vjeçarja që u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë në Kenia; lajm ky i bërë i ditur nga e ëma, Ruth Abongo.

E ndjera u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës, që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Joy u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, në rrethana ende misterioze. E reja ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë.

Sipas raportimeve, mes 22-vjeçares dhe personave ndodhi një sherr, ku më pas ata e dhunuan barbarisht dhe e hodhën nga ballkoni i katit të dytë. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur më 13 gusht, njoftimi i parë nga Policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Rasti i saj solli në Shqipëri edhe disa përfaqësues të ambasadës keniane në Romë, të cilët u takuan me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo. Ndonëse ka kaluar kohë që prej ngjarjes së rëndë, ende nuk ka asnjë të dyshuar./Zoom.al