zoom

Aktualitet

Hoxha: Basha s’ka menduar se ‘Toyota Auris’ do hetohet nga belgët

Gazetari Artan Hoxha tha se Lulzim Basha nuk ka menduar se çështja e “Toyota Auris” do të shkonte në hetim të autoriteteve belge.

“Ai e çoi akuzën drejt një grupi, i cili nuk ka lidhje fare me paratë që po vinin. Pra ai e çoi diku ku ngjarjet po zhvilloheshin politikisht. E çoi në Elbasan që ta lidhte me Ballën, dhe nëpërmjet Ballës ta lidhte me qeverinë”, tha Hoxha, duke iu referuar fjalimit të Lulzim Bashës në Kuvend.

Ai shtoi se ajo që bëri Basha do të kishte vlerë “nëse nuk do të kapej ngarkesa”.

Hoxha në emisionin “NOW” me Erla Mëhillin tha se Basha e keqpërdori situatën, porse “nuk e ka vrarë mendjen”.

“Duke pasur parasysh se si funksionon Basha edhe për ngjarjet tjera, gabimi i tij është se nuk ka menduar që kjo çështje mund të përfundonte në hetim të autoriteteve belge. Basha ka kujtuar se është si këto historitë në Shqipëri që mbyllen këtu”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se fakti që po kembngulin tek Basha do të thotë “se ka një cështje sensitive që i shqetëson prokurorët”.

Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Prokurorët kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, nga të cilët dje dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel. Dosja Toyota Yaris nuk ka qenë çështja e vetme më të cilën janë marrë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se prokurorët kanë mbledhur të dhëna edhe për disa dosje të hapura. Ata po hetojnë grupe kriminale dhe persona të përfshirë në krime të ndërlidhura mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Kujtojmë se vetëm në dy javët e fundit tre shqiptarë të lidhur me krimin kanë humbur jetën në Belgjikë.

“Toyota Yaris” është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.