zoom

Bota

Horror në Uashington, ushtari amerikan i vë flakën vetes para ambasadës izraelite: Stop gjenocidit

Një ushtar i Forcave Ajrore Amerikane i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington.

Lajmi raportohet nga New York Post, ndërsa raporton se personi me uniformë ka thënë para se të vinte flakën se:

“Nuk dëshiron të jetë më bashkëpunëtor i gjenocidit në Gaza. Ky është një akt ekstrem proteste. Liri për Palestinën”.

Ndonëse iu dha ndihma mjekësore, ushtari ka humbur jetën. Kujtojmë se lufta mes Hamasit dhe Izraelit nisi më 7 tetor, ndërsa nga beteja e përgjakshme kanë humbur jetën civilë të pafajshëm. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura