Aplikacion
Krimi horror ndodhi në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali, ndërsa mësohet se shqiptari e ka bërë veprimin fatal në sy të fëmijëve.
Gëzim Alla sapo kreu krimin horror, i ka telefonuar policisë për t’u vetëdorëzuar.
Mësohet se dy bashkëshortët kishin dy fëmijë të cilët sapo ka ndodhur krimi i kanë telefonuar kushërirës së saj Alessias, e cila jetonte pak metra më larg.
“Më thirrën në telefon duke më thënë se prindërit e tyre po ziheshin. Unë i thash të mbylleshin në dhomën e tyre. Nuk më kishte shkuar mendja kurrë për një gjë kaq të tmerrshme.”, tha kushërira.
Çifti jetonte në Pove që nga viti 2017, ata kanë dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç.