zoom

Aktualitet

Horror në Itali, shqiptari masakron me çekiç gruan nga xhelozia. I këputi veshin me dhëmbë dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një muaj më parë në një familje shqiptare në Itali dhe që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, teksa zbulohen detajet e frikshme.

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia, pasi më 25 prill akuzohet se goditi me çekiç bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli, teksa sot mediat publikuan edhe fakte horror të krimit në familje.

I dyshuari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë. Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.

Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh, duke i shkëputur edhe një pjesë të tij. Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.

Çështja mbetet ende në hetim të prokurorisë italiane, e cila po bën gati dosjen për gjykim ndaj shqiptarit që tani rrezikon dënim të rëndë./ZOOM.AL/