Aplikacion
Një shfaqje në mbrëmje e operës së Nikolai Rimsky-Korsakov “Sadko” në Bolshoi mori një kthesë tragjike të shtunën, kur një pjesë e rëndë skene goditi një interpretues në kokë. Aksidenti ndodhi menjëherë pasi filloi opera, sipas disa raporteve.
“Ndal! Ndaloni! Thirrni ambulancën! Ka gjak!” – bërtiti dikush, sipas një dëshmitari të cituar nga RT.
Artisti, i cili thuhet se mori një plagë të hapur në kokë, vdiq në vend. Raportet e mediave e identifikuan atë si një aktor 38-vjeçar që kishte punuar në Bolshoi që nga viti 2002.
Pas aksidentit, perdja u mbyll papritur dhe u njoftua ndërprerja e shfaqjes. Gjysmë ore më vonë, shfaqja u ndërpre krejt dhe një ambulancë dhe oficerë policie mbërritën në teatër.
Komiteti Hetues Rus ka thënë se do të shqyrtojë ‘ngjarjen tragjike’ të së shtunës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë në vendin e ngjarjes.