Aplikacion
Dashi
Ke mundësi që ta prezantosh sërish veten, Dash! Prapavija e Mërkurit në Luan përfundon gjatë kësaj jave dhe ti mund të ripërcaktosh versionin e ri të vetes. Afërdita do të hyjë në Peshore, për të shenjuar kështu periudhën më romantike të vitit për ty, ndërsa Plutoni në Bricjap të ndihmon të ndryshosh qasjen tënde ndaj qëllimeve që ke vendosur në karrierë.
Demi
Gjatë ditës së mërkurë, kur Mërkuri të hyjë në rendin e vet, do të rilidhesh me inteligjencën tënde emocionale. Afërdita do të hyjë në Peshore të enjten, duke tërhequr drejt teje njerëz dhe situata që e përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e mirëqenies tënde. Plutoni në Bricjap të frymëzon të konsiderosh mundësitë e reja që do të shfaqen në jetën tënde, për zgjerimin e horizontit përmes udhëtimit dhe/ose edukimit.
Binjakët
Sqaroje në mënyrë të qartë situatën. Prapavija e Mërkurit përfundon të mërkurën, duke pastruar në mënyrë graduale të gjitha keqkuptimet nga jeta jote. Afërdita hyn në Peshore të enjten dhe do të ndihesh më i/e sigurt për të ndërmarrë rreziqe për dashurinë. Të dielën, kur Plutoni të hyjë sërish në Bricjap do të sfidohesh që të flasësh për çështjet e intimitetit dhe për të mbledhur më shumë besim në romancën tënde.
Gaforrja
Kurse që të shpenzosh, Gaforre! Të mërkurën, prapavija e Mërkurit në Luan përfundon dhe ti do të mund të kuptosh më mirë çështjen e shpenzimeve që po bën. Afërdita hyn në Peshore të enjten, duke të të treguar që njerëzit e afërt dhe ata që kujdesen për ty, mbahen pranë zemrës. Më tej, të dielën, kur Plutoni të hyjë në Bricjap, do të mund të vendosësh kufijtë e tu, jo vetëm për mbrojtjen e vetes, por edhe në lidhje me romancën.
Luani
Prapavija e Mërkurit, më në fund do të largohet nga shenja jote dhe do të marrësh frymë lirisht. Do të mund të zbatosh mësimet që ke marrë gjatë kësaj kohe. Afërdita në Peshore të ndihmon të rrethohesh nga njerëz kureshtarë dhe të aftë në komunikim. Të dielën, kur Plutoni të hyjë në Bricjap, do të shohësh me shumë vëmendje zakonet që ke dhe rutinën që po ndjek.
Virgjëresha
Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Prapavija e Mërkurit në Luan do të përfundojë të mërkurën dhe do të vendosen në lëvizje gjërat të cilat mund të kenë mbetur pezull nga e kaluara. Afërdita në Peshore do të të sjellë më shumë të ardhura. Ndërsa në fundjavë, do të mund të ndërtosh vetëbesimin tënd, përmes zakoneve të vogla dhe të qëndrueshme, si mirënjohja dhe meditimi.
Peshorja
Konflikti është i pashmangshëm në shumë raste, e dashur Peshore. Të mërkurën do të përfundojë prapavija e Mërkurit dhe ti do të mund të riparosh marrëdhëniet me familjarët dhe të dashurit e tu. Afërdita do të hyjë në shenjën tënde të enjten, duke harmonizuar dhe ëmbëlsuar marrëdhëniet që ke në të gjitha aspektet.
Akrepi
Kthehu pak pas një kohë! Prapavija e Mërkurit përfundon të mërkurën dhe ti do të mund të bësh një ndryshim të madh e të rëndësishëm profesional që përputhet me zemrën tënde. Afërdita hyn në shenjën e Peshores dhe të ndihmon të shërohesh nga dhimbjet e së shkuarës.
Shigjetari
Do ta shohësh ndryshe çdo situatë, në mënyrë që të gjesh një zgjidhje më të shpejtë, Shigjetar! Mendo në mënyrë të kthjellët mbi probleme të ndryshme. Afërdita do të hyjë në Peshore të enjtën, për të të sjellë më të mirën e miqësisë dhe romancës. Plutoni do të hyjë sërish në Bricjap, për të të frymëzuar të gjesh një lidhje mes lirisë financiare, disiplinës dhe integritetit.
Bricjapi
Beso më shumë te vetja dhe tek të tjerët, Bricjap! Prapavija e Mërkurit do të përfundojë të mërkurën, duke të të frymëzuar që të përqafosh me guxim pasigurinë dhe të krijosh besim te gjërat që mund të të surprizojnë. Afërdita në Peshore të rikujton se cilësia e marrëdhënieve që ti krijon të ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë me suksesin në punë.
Ujori
Të kundërtat tërhiqen dhe ndonëse kjo mund të të duket si diçka e bezdisshme, në fakt, është diçka që të ndihmon që t’i shohësh diferencat si paradokse të këndshme dhe të fuqishme. Afërdita në Peshore të frymëzon të ndjekësh kureshtjen tënde dhe të shkosh në skuta të tjera. Ndërsa Plutoni në Bricjap, të motivon të thellosh edhe më shumë praktikat e tua shpirtërore dhe të kesh shprese tek e panjohura.
Peshqit
Bëj gjithçka për gjërat e vogla! Prapavija e Mërkurit në Luan përfundon të mërkurën dhe ti do të vëresh detaje të reja dhe gjëra të vogla, të cilat së bashku, sjellin një ndryshim të madh. Afërdita do të hyjë në Peshore të enjten, për të thelluar marrëdhënien tënde me intimitetin dhe besimin.