Aplikacion
Për ju beqarë, periudhës së pritjes i erdhi fundi. Dashuria mund t’ju befasojë në momentet më të papritura. Megjithatë, nevoja juaj për pavarësi mund të bjerë ndesh me stabilitetin në çift. Urani do t’ju shtyjë të vendosni kufij dhe të mos lejoni që të tjerët të shkelin hapësirën tuaj personale. Në planin financiar java duket e favorshme, por yjet ju rekomandojnë që të dëgjoni këshillat e ekspertëve, kur vjen puna për të marrë vendime të rëndësishme. Vlerësimi për ju është 7 pikë.
Demi
Neptuni do t’ju mësojë se lumturia bashkëshortore mund të ndërtohet dita-ditës. Nëse jeni beqarë, dashuria mund të lulëzojë nga një miqësi e konsoliduar. Në frontin financiar, ndikimi i Plutonit mund të destabilizojë ekuilibrin tuaj ekonomik. Kujdes nga shpenzimet e panevojshme, mund t’ju duhet t’i rikuperoni më vonë ato para. Vlerësimi për ju është 6 plus.
Binjakët
Çdo keqkuptim me partnerin do të sqarohet shpejt, duke ju lejuar të gjeni sërish qetësinë. Beqarët mund të kenë një takim të papritur që do të ndryshojë rrjedhën e fatit të tyre sentimental. Kreativiteti dhe intuita do t’ju udhëheqin drejt përmirësimit financiar, falë aftësisë tuaj për të kapur mundësi të favorshme. Vlerësimi për ju është 8 pikë.
Gaforrja
Do të jeni këtë javë më me sharm dhe joshës se kurrë. Kini kujdes, megjithatë,të mos rrëmbeheni nga euforia, pasi mund t’ju bëjë sipërfaqësorë. Jupiteri dhe Plutoni favorizojnë prosperitetin financiar, por Neptuni ju nxit të jeni të matur me shpenzimet. Vlerësimi për ju është 7.5 pikë.
Luani
Kjo është java që do të forconi lidhjen me partnerin dhe keqkuptimet do t’i hidhni pas krahëve. Për beqarët, mundësitë për takime do të jenë të shumta. Megjithatë, problemet financiare do të jenë si një provë për ju. Vlerësoni me kujdes çdo investim. Vlerësimi për ju është 7 pikë.
Virgjëresha
Venusi në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojë një javë ku do të mbizotërojë harmonia në dashuri. Megjithatë, partneritetet financiare kërkojnë kujdes. Lexoni me vëmendje kushtet e marrëveshjeve dhe kufizoni shpenzimet e panevojshme. Vlerësimi për ju është 8 pikë.
Peshorja
Kërkimi i lumturisë bashkëshortore do t’ju shtyjë të forconi romancën. Beqarët do të kenë eksperienca emocionuese dashurie, por horoskopi sugjeron të peshoni vendimet sentimentale. Në planin financiar, Mërkuri këshillon maturi në shpenzime, ndërkohë që lë hapësirë për pak kënaqësi. Vlerësimi për ju është 7 pikë.
Akrepi
Do të jetë e vështirë t’ju rezistosh këtë javë, por bëni kujdes që të mos nxisni xhelozi të panevojshme. Nëse ju pëlqen dikush, veproni me maturi. Financat do të ndikohen nga Urani dhe Neptuni, mund të keni fitime të mëdha, por edhe rreziqe për të shmangur. Vlerësimi për ju është 7 pikë.
Shigjetari
Dashuria do të zërë vend të rëndësishëm në jetën tuaj këtë javë, lidhja me partnerin mund të bëhet më intensive. Beqarët do tërhiqen nga flirtet e lehta dhe argëtuese. Në planin ekonomik, menaxhoni me kujdes të ardhurat për të shmangur surprizat. Vlerësimi për ju është 7 minus.
Bricjapi
Pas një periudhe vetmie, dashuria do t’ju trokasë sërish në derë, duke sjellë stabilitet dhe ëmbëlsi. Kujdes në çështjet financiare, çelësi i suksesit do të jetë menaxhimi i kujdesshëm i të ardhurave. Për këtë javë vlerësoheni me 7 plus.
Ujori
Ujori do të ketë fat në dashuri. Çiftet do të përjetojnë një tërheqje të fortë, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të veçantë. Shmangni investimet e nxituara, përfitimet ekonomike do të shfaqen vetëm me kalimin e kohës. Vlerësimi për ju është 8 pikë.
Peshqit
Venusi do t’ju bëjë të përjetoni një periudhë të mbushur me pasion dhe ndjenja të thella. Beqarët mund të kenë një takim që është i destinuar të lërë gjurmë. Në planin financiar, menaxhoni të ardhurat tuaja me mençuri për të shmangur vështirësitë në të ardhmen. Vlerësimi për ju është 8 pikë.
Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist, seanca plenare nis me një minutë heshtje