zoom

Politikë

Holta Zaçaj zgjidhet anëtarja e re e Kushtetueses

Holta Zaçaj zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetueses.

Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi këtë të Hënë procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët ishin dy: Holta Zaçaj dhe Elsa Miha.

Në përfundim të procesit të votimit, rezultoi se Zaçaj mori 6 vota, ndërsa Miha 6 vota, bën me dije në një njoftim zyra e shtypit pranë Gjyaktës së Lartë.

Tre vota u shpallën të pavlefshme.

Holta Zaçaj zëvendëson si anëtare të Kushtetueses Vitore Tushën, të cilës i ka përfunduar mandati.