zoom

Aktualitet

Hodhën flakadanë në derbi, Policia arreston 2 tifozë dhe procedon 6 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona ndërsa ka proceduar penalisht edhe 6 të tjerë, pasi gjatë ndeshjes së zhvilluar dje mes Partizani-Tirana, kanë hedhur flakadanë.

Blutë e Tiranës bëjnë me për trazirat e ndodhura në stadiumin “Air Albania”, u arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

“Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike”, njofton polivcia.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/