zoom

Aktualitet

“Hitleri i vogël i Ballkanit”, Pertkoviq sulmon Kurtin: Ai ëndërron Shqipërinë e Madhe

RUSI- Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, ka thënë sot se i vetmi që ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor ka qenë, “Hitleri i vogël ballkanik” Albin Kurti, i cili ëndërron spastrimin e Kosovës deri në serbin e fundit.“Po i them Hitlerit të vogël se Aleksandar Vuçiçdo të mbetet makthi i tij sepse ai kurrë nuk do t’ia lejojë vetes ta pastrojë Kosovën nga serbët dhe të realizojë idealet e tij për Kosovën etnikisht të pastër”, tha Petkoviq.

Sipas mediave serbe, Petkoviq tha se Kurti shqetësohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili nuk do të lejojë askënd që të ‘spastrojë’ etnikisht popullin serb.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç që lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore”,- tha Petkoviq.

Ai theksoi se kjo ishte arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit Vuçiç, i cili dëshmoi përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin rajonal, për ndërtimin e besimit dhe bashkëjetesës paqësore.

“Ndërsa Beogradi ndihmoi serbët dhe shqiptarët, Prishtina rinovoi shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të bëjë një “Shqipëri të Madhe”, Beogradi qëndron për “Ballkanin e Hapur” dhe duke refuzuar të formojë KPK-në si garantues të paqes dhe stabilitetit,”– theksoi Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje e quajti presidentin e Serbisë “Putin i vogël” dhe pohoi se me Vuçiçin dhe mikun e tij nga Republika Srpska, Milorad Dodik, “paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë më shumë se sa të rrezikuar”./Zoom.al/

Related Posts

None found