zoom

Aktualitet

Histori gjakmarrje/ Si Vinçens Piroli u fut në Mal të Zi dhe ekzekutoi 68-vjeçarin

Plagosja e sotme e 34-vjeccarit Viccens Piroli duket se ka të bëj me një histori të gjatë gjakmarrje. Mësohet se së bashku me Dorian Lalën ata kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që dyshohet se u vra nga dy shqiptarët.

Ai u qëllua edhe në shtator të vitit 2019, në orët e para të mëngjesit, në vendbanimin Pinjesh.

Më pas autori qëlloi disa herë në drejtim të tij dhe e plagosi lehtë. Menjëherë pas kësaj është arrestuar edhe Dalibor Topljanovic nga Zajeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Ulqinin.

Dy muaj më parë, një pjesëtari i familjes së tij u gjet një mjet shpërthyes, i cili u konstatua aksidentalisht nga një kalimtar i rastit.

Savo Gjurishiç, djali i 68-vjecarit kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri.