Aplikacion
Ralph Hendry dhe Kathy Brandel nga Virginia në SHBA kishin udhëtuar me jahtin e tyre drejt Karaibeve për pushime.
Por kur kishin ende edhe një javë pushime të mbetura, ata janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Dyshohet se pas zhdukjes së tyre fshihen tre persona që ishin në arrati, që kërkoheshin nga autoritetet.
Në të njëjtën ditë që çifti u zhduk, tre të rinj vendas u arratisën nga një stacion policie në Saint George, dhe më pas u larguan në një tjetër ishull.
Ata u arrestuan nga policia në ishullin Saint Vincent dhe sipas autoriteteve, kishin lundruar me jahtin e të zhdukurve.
Zyrtarët thanë se jahti ishte gjetur në një plazh të St. Vincent e bastisur, teksa shtonin se “kishte shenja të dukshme dhune.”
Motra e Hendry, Suellen Desmarais tha për rrjetin Fox 5 DC: “Të dielën pas dreke ata dolën në qytet, dhe ishin parë nga të tjerët. Më vonë dëshmitarët nuk i kanë parë më”.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?