Aplikacion
Banorët shprehen negativisht ndaj autorit, që duket se është një person problematik, teksa njëri prej tyre hedh hije dyshimi se qëllimi i Çalamanit mund të ketë qenë edhe përdhunimi i të miturit. Vetëm me këtë alibi, banori në fjalë i jep shpjegim aktit makabër.
Fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja e kobshme deklarohen të tronditur nga vrasja e fëmijës 8-vjeçar.
Një ditë pas ndodhisë, ata thonë se duhet rikthyer dënimi me vdekje, por shkojnë dhe më në ekstrem duke u shprehur se Çalamani duhet të digjet me benzinë.
“Aty ta varim mu aty, jo ta varin por t’i vëmë benzinën. Po s’ka ligje, prokurorët dhe gjykatat janë të korruptuar të tërë. Ai duhet të digjet me benzinë, duhet të kthehet ligji”, shprehet një prej banorëve.
“Ai është rritur pa nënë, pa baba. Ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, kush i jepte bukë. Nuk kemi për çfarë të flasim më shumë, nuk kishte pse ta merrte atë fëmijë përveç se përdhunim, por të flasë ekspertiza”, tregon një tjetër banor.
Ndërsa një i moshuar me lot në sy shprehet se ngjarja e djeshme e ka tronditur shumë, ndërsa për autorin thotë se është jashtë njerëzimit.
“Ai është një njeri jashtë njerëzimit, unë habita. U llahtarisëm. Duhet të kthehet dënimi me vdekje. Me bindje të plotë jam për atë”, tha banori.
“Janë më të mirët”/ WP për rolin e shqiptarëve në prodhimin dhe shpërndarjen e kokainës