Aplikacion
Kuçi, u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Por prej datës 10 dhjetor të vitit 2021, Saimir Kuçi, qëndronte në banesën e tij, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kuçi, ndodhej në masën e “arrestit në shtëpie”, ndërsa sipas personave të afërm të tij, prej disa kohësh ai vuante nga sëmundje nervore, të cilat janë bërë shkak për kryerjen e një veprimi të tillë vetëflijimi.
Policia e Tiranës thotë se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të Saimir Kuçit dhe akuzat e ngritura nga prokuroria.
Një ekspert policie, u shpreh në kushtet e anonimatit se skena është tipike një vetëvrasje dhe në këtë ngjarje nuk kanë konstatuar asnjë element, që do sillte dyshime për një veprim kriminal nga persona të tjerë.
Sipas dosjes hetimore Saimir Kuçi, është ndaluar në 6 Nëntor 2021, në banesën e tij ku policia sekuestroi vetëm 0.9 gr hashash dhe një palë pranga.
Kuçi u ndalua, si një nga 4 autorët e dyshuar për ngjarjen por nuk u siguruan provat që mund ta implikonin në grabitjen e ndodhur në fund të tetorit 2021 në banesën e Nazmi Çangut.
Gjatë hetimeve, prokuroria nuk mundi të sigurojë asnjë gjurmë gishti të Kuçit, si i përfshirë në grabitjen e fajdexhiut, Nazmi Çangu në fshatin Nikël. Ndërsa për këtë ngjarje aktualisht janë shpallur në kërkim Ardian Prenga dhe dy persona të tjerë, të cilët u identifikuan nga analiza e ADN-së./ Oranews