Aplikacion
Të gjithë në ndjekje të Egnatias, skuadrës kampione të Edlir Tetovës këtë sezon. Që në javën e parë do të kemi një supersfide teksa dy skuadra rivale për titull do të ndeshen me njëra tjetrën që në nisje të sezonit, bëhet fjalë për supersfidën Partizani-Vllaznia, ndërkohë që kampionët e Egnatias do të nisin rrugën për mbrojtjen e titullit nga kryeqyteti, teksa do të përballen me Dinamon.
Ja dhe java e parë e kampionatit, e cila do të zhvillohet në fundjavën e 17-18 Gushtit:
-Partizani-Vllaznia
-Skënderbeu-Elbasani
-Teuta-Bylis
-Dinamo-Egnatia
-Laçi-Tirana
Ndërkohë besojeni apo jo derbi i madh i kryeqytetit, Tirana-Partizani do të luhet sërish për të disatin vit rradhazi po në javën e 6-të të kampionatit. Formula mbetet e njëjta. Do të jenë sërish 10 ekipe që do të duelojnë me njëra tjetrën për 36 javë, 4 faza dhe më pas 4 skuadrat e vendeve të para do të zhvillojnë duelet e fazes finale “Final Four”. /ZOOM.AL/