zoom

Aktualitet

Hetohet për inceneratorët, ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqo pas daljes nga SPAK: Nuk ka lajm…

Pasi qëndroi gjysmë ore në SPAK, ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku mësohet se është pyetur dhe ka dhënë shpjegime rreth çështjes së inceneratorëve, si person që ka dijeni.

Ai nuk pranoi që të ndalej për mediat, teksa Zeqo iu drejtua gazetarëve duke shtuar vetëm se: “Nuk ka lajm!”

Kujtojmë se Zeqo është përmendur në dosjen e inceneratorit të Fierit, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ai ka mohuar implikimin e dyshuar, në lidhjet dhe takimet e biznesmenit të kërkuar Mërtiri, me ish-zv/kryeministrin Ahmetaj, po në kërkim.

Ja çfarë deklaronte për Ahmetaj-Mërtiri:

“As nuk kam pirë kafe dhe as nuk kam shkëmbyer ndonjë kështu.. Nuk kam firmosur asnjë tender, absolutisht. Inceneratori i përket mbas viteve 2015, e kam dëgjuar nga njerëzit e komunës që nuk e donin aty. Momenti i dytë që po e heton SPAK, kaq di unë për grupin hetimor. Jo pra asnjëherë nuk kam komunikuar me Ahmetaj, as nuk kam pirë kafe. Nuk ka qenë shoku im, shok partie.

Nuk mbaj mend, nëse do e mbaja mend do e kisha thënë. Ahmetaj më ka nis një mesazh që do takohesh me Mërtirin, nuk e kam njohur as si fytyrë. Në celularin e Ahmetaj është gjetur një mesazh që me thotë për të takuar këtë person, unë nuk e mbaj mend a e kam takuar. Jam i shqetësuar se emri shpërdorohet, SPAK është korrekt. Celulari i tij është në duart e SPAK. Po patjetër do them që nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Inceneratori i Fierit është proces hetimi. Nëse do më pyesnit atëherë do thosha nuk jam dakord për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, por nuk më ka pyetur njeri. Nuk jam pyetur për këtë çështje”, tha ai Zeqja ka qenë kryebashkiak i Fierit në radhët e Partisë Socialiste, për 3 mandate, fillimisht u zgjodh në vitin 2003 dhe më pas në vitet 2007 dhe 2011″. /ZOOM.AL/