Aplikacion
E veja e Aleks Nikës e konsideroi këtë vendim një fitore të së drejtës.
Ajo shtoi se ka besim te SPAK që do të hetojë dhe gjykojë të kallëzuarit, duke nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Realisht e prisnim, e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë”, tha Rajmonda Nika.
Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, Mark Nika deklaroi se Gjykata e Lartë u bazua në vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që e quan këtë krim shtetëror.
“Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut”, u shpreh xhaxhai i Alkes Nikës.