zoom

Aktualitet

Hera e tretë brenda pak muajsh/ Bardh Spahia paraqitet sërish në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit pasditen e kësaj të marte në SPAK.

Ai u fut në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 15:00, ndërsa ende nuk dihet çështja për të cilën po merret në pyetje Bardh Spahia.

Kjo është hera e tretë brenda pak muajsh që Spahia shkon në SPAK. Edhe më 24 dhjetor ai u pa të futej në SPAK, ndërsa hera e parë që u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm ishte mëngjesin e 2 tetorit.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës pas daljes nga Prokuroria e Posçme më 2 tetor tha: “S’ka asgjë që mund të ketë interes publik”.

Postime të lidhura