zoom

Lajme

Hëna e re në Gaforre, si do të ndikojë në shenjën tuaj

Hëna e re në Gaforre do të ndriçojë qiellin më 5 korrik, për të ndikuar në të gjitha shenjat e horoskopit.

Për ju që s’merrni erë fare nga horoskopi, duhet ta dini që Hëna e re është periudha perfekte për të manifestuar dhe specifikuar qëllimet që keni. Merrni të gjithë kohën e botës për të vizualizuar dhe imagjinuar versionin më të mirë të vetes dhe në fund, realizojeni atë.

Hëna e re do të sjellë përmbushje dhe plotësim manifestimesh. Nëse keni ndonjë boshllëk në jetën tuaj, është momenti ta mbushni me eksperienca, aventura, sende apo njerëz të rinj. Ju thjesht caktoni qëllimin dhe universi do t’ju dëgjojë. Mos kini limite, frikë nga imagjinata juaj dhe mos u stepni ndaj eksperimenteve të reja. Fundja, Hëna e re është një etapë e re. 🙂

Jeta mund të jetë pak sfiduese gjatë kësaj periudhe, por mos harroni se është e rëndësishme të rikarikoni energjitë tuaja, në mënyrë që të mos ndikoheni kaq shumë nga një ngjarje kaq e rëndësishme qiellore. Gjatë Hënës së re kërkoni zonën tuaj të rehatisë dhe krijoni vend në jetën tuaj për fillime dhe përvoja të reja. Do të rriteni emocionalisht dhe shpirtërisht, ndaj është momenti të mos i thoni “jo” ftesave dhe mundësive të reja që do t’ju shfaqen para syve.

Ajo që mund të bëni është të kujdeseni për veten dhe të ndjeni kënaqësi në gjërat e vogla që ju rrethojnë. Pra, një dush i ngrohtë, ca qirinj, një serial i bukur në Netflix, kokoshka, shoqja e ngushtë.