zoom

Bota

Helmohet gruaja e shefit të inteligjencës ushtarake ukrainase

Marianna Budanova, bashkëshortja e shefit të inteligjencës së ushtrisë së Ukrainës, Kyrylo Budanov, është helmuar me metale të rënda dhe se ndodhet në spital momentalisht.

Mediat lokale raportojnë se janë helmuar edhe disa zyrtarë të inteligjencës ushtarake me “substanca” që “nuk përdoren në jetën e përditshme, e as për qëllime ushtarake dhe prania e tyre mund të sinjalizoj për një përpjekje të paramenduar për ta helmuar një person konkret”.

Nëse këto raportime konfirmohen, atëherë ky do të ishte sulmi më serioz ndaj familjes së një figure të lartë të udhëheqësisë ukrainase prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar rreth këtij rasti ende.