zoom

Aktualitet

Helmohen mbi 50 persona në Bulqizë, uji i pijshëm u përzie me ujërat e zeza

Mbi 50 persona në Bulqizë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Fëmijë dhe të rritur, janë paraqitur në spitalin e qytetit me të njëjtat simptoma si dhimbje barku, të vjella apo dhimbje koke.

Ka dyshime se uji i pijshëm që kanë konsumuar, i cili është përzier me ujërat e zeza. Ndërkohë raportohet se në Qytetin e Ri në Bulqizë, po bëhen punime në rrjetin e ujërave të zeza.

Ekspertë kanë shkuar në terren për të bërë analizat e ujit, ndërsa banorët e helmuar janë nga zona të ndryshme.