Aplikacion
Në apartamentin në katin e parë të një pallati janë shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në kuzhinën e banesës. Policia tha se sasia e eksplozivit ka qenë e madhe, mbi 2 kilogramë, pasi forca ka shkatërruar gjithçka.
Fatmirësisht në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar elektroshtëpiake dhe mobilje, por edhe një makinë që ishte parkuar jashtë pallatit.
dërkohë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit dhe ka një person të dyshuar.
“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/