zoom

Bota

Hawaii i rrënuar nga zjarret, të paktën 89 viktima

Në ishullin Hawaii numri i viktimave ka shkuar në 89, të paktën të konfirmuara, si pasojë e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Qyteti historik Lahaina në ishullin Hawaii është i shkatërruar thuajse plotësisht nga zjarri.

Ndërtesat dhe automjetet janë përfshirë masivisht nga flakët dhe gjithçka e mbetur janë rrënoja e tym.

Ky qytet bregdetar ishte një zonë që frekuentohej nga rreth 2 milionë turistë në vit, ndërsa sot është kapluar nga një panoramë e trishtë.

Shumë të mbijetuar nga zjarri thonë se nuk kishin marrë paralajmërim për t’iu dhënë kohë të mjaftueshme për t’u larguar.