Aplikacion
I riu u ka qëndruar fjalëve të nënës së tij në deklarimet e 3 shkurtit, kur prokuroria lëshoi edhe urdhërin e arrestit ndaj ish-zyrtarës për të cilën janë ngritur tre akuza. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar fakte e rrethana të reja për hetimin e kësaj çështjeje.
Havieri ka deklaruar se mamaja e tij i ka marrë me urdhër të punëdhënëses së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, i cili e priste me makinë të ëmën.
Më tre shkurt, mamaja e tij, Rozeta Dobi për 6 orë u pyet në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, sanitarja pranoi përpara hetuesve se mori paratë dhe shtoi se veprimin e kishte kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi në drejtim të të birit.
Prokuroria bën me dije se Rozeta Dobi ka pranuar se të gjitha paratë e sekuestruara, përfshirë dhe 404 mijë eurot e gjetura në aspirator janë marrë nga banesa e Alda Klosit. Ndaj saj janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë.
Ndërsa këte të hënë, ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi do dalë përpara Gjykatës së Apelit. Ajo ka kërkuar në apel ndryshim të masës së sigurisë, atë të arrestit me burg, në një masë më të butë./ Zoom.al