Aplikacion
Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Florent Hasani, i cili realizoi një dygolësh dhe u ngjit në kuotën e 8 rrjetave.
Sfida u zhbllokua në minutën e 12 nga Hasani me një supergol dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Goli që vulosi lojën u shënua në minutën e 82-të. Ishte sërish Hasani ai që realizoi, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas kësaj ndeshje Tirana rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në vendin e 3-të në kampionat me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 9-të me 11 pikë. /zoom.al/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat