zoom

Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Ja qytetet që do të mbeten pa gjykata

Ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përvec atyre ku jepen masat e sigurisë.

Nëse ndonjë prej avokatëve nuk i bindet urdhrit për bojkot, do të merren masa deri në heqje të licensës, tha kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia. Këto seanca nuk janë bllokuar as nga grevat e mëparshme.

Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësoe ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë./zoom.al/

Postime të lidhura