Aplikacion
Ndër kandidatët hipotetikë më të përfolur ishte Gramoz Ruçi, ish-kryetari i Kuvendit që u tha se po e linte këtë post politik, pikërisht për t’u bërë Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.
Kaosi politik në vend ka vërtetuar se “emri i parë për President, digjet gjithmonë” dhe kështu ndodhi dhe me Pandeli Majkon. Majko ishte një ndër të përfolurit më pranë presidencës deri sa ish-deputeti Alqi Bllako u arrestua dhe i la një vend deputeti bosh, duke e rikthyer dhe njëherë Majkon në Kuvend.
Nevoja dhe dëshira e një gruaje në krye të presidencës është diskutuar kohë më parë dhe së fundmi, figura të ndryshme të televizionit e politikës po e riargumentojnë përsëri.
Janë dy gra që mendohet se mund të jenë potencialisht kandidate për Presidente të Shqipërisë. Valentina Leskaj dhe Mimi Kodheli. Të dyja pjesë e së njëjtës parti, por me qasje ndryshe ndaj saj dhe vetë politikës. Leskaj apo Kodheli, mund të jetë gruaja e parë Presidente në Shqipëri.
Nga kritikë dhe analistë të situatës politike në vend, është komentuar dhe ish-kreu i Partisë Demokratike si një kandidaturë dhe pse jo President i mundshëm.
Lulzim Basha, ende kryetar i PD-së, tha se i ishte ofruar një post në krye të shtetit dhe dorëheqja e tij e mëvonshme nxiti thashethemet.
Atentati ndaj Hajrullës, dënohet me burg porositësi Leonard Luzi. Kërcënon Nikollin në gjyq