Aplikacion
Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe drejtori i ARRSG, Gentian Gjyli ndoqën nga afër kalimin e mjeteve të parë në unazë.
Sipas Ballukut, falë këtij projekti do të çlirohet trafiku në Tiranë.
“Duke nisur nga ky moment, është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë të banuar informale dhe na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Kemi ende disa detaje të vogla, që mbarojnë brenda janarit“, tha zëvdendëskryeministrja.
Unaza e Madhe e Tiranës është e gjatë 28.7 kilometra dhe mjetet aty do të lëvizin me shpejtësi 90 km/orë.
Projekti përmban edhe hapësira të gjelbra dhe trotuare për këmbësorët, pasi kalon në disa zona të banuara.