zoom

Aktualitet

Hapet testamenti i Anastas Janullatos: Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë

Hapet testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë.

“I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të perdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në menyrë të pershtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvilimin e programeve rinore të kishës së Shqipërisë,”- thuhet në testamentin e Kryepeshkopit të ndjerë.

Testamenti

“Falenderoj Kishen e Shqipërisë per dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishes se Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve te testamentit tim qe gjysma e shumes se ketyre depozitave te perdoret per perfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Ndersa gjysma tjeter te ruhet dhe te perdoret ne menyre te pershtatshme duke siguruar qe te ardhurat nga keto investime te perdoren ne mbeshtetjen e pagave te klerikeve dhe per zhvilimin e programeve rinore te kishes se Shqipërisë”.”/ Zoom.al

Postime të lidhura